Kërkohet ndalim i hyrjes së autobusëve të Serbisë në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Shoqata e operatorëve  të transportit rrugor të udhëtarëve të organizuar ka kërkuar që tu merren lejet të gjitha kompanive që kanë transportuar kosovarët për në Suboticë, me qëllim migrimin.

“Këshilli Drejtues i Shoqatës pas shumë diskutimeve erdhi në përfundim dhe nxori  unanimisht  këtë vendim si vijon: 1. Distancohet nga operatorët e Republikës së Kosovës të cilët duke shfrytëzuar  varfërinë e qytetarëve të Kosovës e për interesa të kontrabandistëve me qeneje njerëzore kanë kryer transport”, thuhet në vendimin e kësaj shoqate.

Drejtues të kësaj shoqate kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit ti hetojnë të gjitha këto kompani por edhe ato të shtetit Serbë dhe menjëherë të fillojnë procedurat e tërheqjes së lejeve hyrëse në Kosovë, si dhe të ngritet padi gjyqësore ndaj pronarëve të këtyre kompanive.

“Në bazë të ligjeve në fuqi  në Kosovë  Operatorëve nga Serbia  tu ndalohet qasja në territorin e Republikës së Kosovës meqë kanë shkelur  ligjet e shtetit tonë si dhe ndaj  kompanive kosovare tu tërhiqen  automatikisht lejet për dalje nga Kosova dhe licencat ekzistuese për këtë veprimtari”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Jakup Berisha, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-ndalim-i-hyrjes-se-autobuseve-te-serbise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala