Kërkohet llogari nga RTK-ja për borxhin prej 1 milion eurosh

Autori:Avdyl Pajaziti

Hisen Berisha ka kërkuar nga menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës të japë llogari për borxhin prej 1 milion eurosh të grumbulluar për vetëm nëntë muaj.

Berisha, ish-komandant lufte, tash është anëtar i Bordit të RTK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Në një dokument me 28 faqe ai ka hedhur dyshime për korrupsion, keqpërdorime, punësime të parregullta, shkelje të Ligjit për RTK-në dhe veprime të tjera të paligjshme. Ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së në krye me drejtorin Mentor Shala, që jashtëligjshëm ka rritur shpenzimet për paga mbi 600 mijë euro për nëntë muaj.

Berisha, i cili në Bordin e RTK-së është zgjedhur para disa muajve, dokumentin ua ka përcjellë grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Ka thënë se po i ofron Kuvendit të Kosovës fakte të mjaftueshme se si menaxhmenti i RTK-së ka manipuluar me paranë publike, ka keqmenaxhuar, dhe se si aty ka konflikt të interesit, tejkalime të qëllimshme buxhetore, punësime pa kritere dhe defekte të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-llogari-nga-rtk-ja-per-borxhin-prej-1-milion-eurosh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala