Kërkohet konsensus shtetëror për reformim të UP-së

Autori:Gazeta Fjala

Reformimi i Universitetit të Prishtinës është mision i mundshëm pavarësisht problemeve të mëdha.

Ministri i Arsimit ka theksuar se për këtë duhet një konsensus shtetëror.

“Reformimi nuk është i pamundshëm por për ketë duhet punë, vullnet dhe mbështetje. Konsensusi shtetëror duhet formuar pa humbur kohë dhe për këtë po punoj. Problemi kryesor në UP është cilësia e dobët e mësimdhënies sepse metodat janë jopraktike dhe të padobishme Akoma tregu i punës jep vërejtje për cilësinë e studentëve. Reformimi duhet të bëhet nga brenda”, ka thënë ministri Arsim Bajrami.

Ndërkaq rektori Ramadan Zejnullahu ka thënë se kjo gjendje në UP është krijuar shumë herët dhe për të ndryshuar duhet të mos heshtim.

“Në këtë rast kam disa pikëpyetje, pse ne flasim për cilësi. Cili nga ne nuk shkroi ndonjë notë pa vlerësim nuk dha notë pa qenë studenti fare aty. Cili nga ne në procedura të rekrutimit nuk u ndikua nga familjarizimi. Pikëpyetja e ka domethënien e vet”, ka deklaruar Zejnullahu.

Këto janë thënë në lansimin e punimit të analizës “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundshëm? Nëntë sfidat më të mëdha dhe ilaçi ndaj tyre”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-konsensus-shteteror-per-reformim-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala