Kërkohet hetimi i partive politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka ndjekur me shqetësim të madh mungesën e auditimit të partive politike nga ana e Kuvendit të Kosovës, respektivisht Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që kanë partitë politike, KQZ-ja dhe Kuvendi i Kosovës në raport me financat e partive politike.

Por zbatimi i tyre nuk është duke ndodhur që tani e dy vite, duke injoruar kështu auditimin e partive politike, edhe pse partitë politike deri më tani i kanë dorëzuar në afat raportet e tyre financiare tek KQZ-ja.

“Si rezultat i mos nisjes së procedurave për auditimin e partive politike, Kuvendi i Kosovës/Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike është duke shkelur kështu nenin 19.1 dhe 19.2 për kontroll financiar të ligjit Nr.04/L-212. Mos nisja e auditimit të partive politike përpos që është kritikuar në vazhdimësi nga organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, ky problem poashtu është adresuar edhe nga Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit”, thuhet në komunikatë.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që procesi i auditimit të filloj sa më shpejt duke respektuar kështu parimin e transparencës dhe të llogaridhënies, që janë parime kushtetuese sa i përket shpenzimit të parasë publike.

Auditimi i rregullt i partive politike në Kosovë është në interes të procesit të demokratizimit dhe se shpenzimi dhe pranimi i parasë nga partitë politike duhet t’i nënshtrohet mekanizmave mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës për të siguruar që paratë janë menaxhuar në harmoni me ligjet në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

Poashtu, mungesa e auditimit të partive politike vë në pikëpyetje transparencën e këtyre partive, të cilat gjatë fushatës zgjedhore pranojnë fonde në kundërshtim me ligjet në fuqi për financimin e partive politike, duke dëmtuar procesin zgjedhor që është baza e çdo demokracie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-hetimi-i-partive-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala