Kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit

Autori:Zekirja Shabani

Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion simbolik përpara komunës së Mitrovicës, ku do të kërkohet përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhëna për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Sipas një njoftimi të kësaj iniciative, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë premtime që nëse nuk largohet barrikada mbi lumin Ibër deri më 15 qershor 2016, ai do të japë dorëheqje.

“Ne sot kërkojmë nga ai që ta mbaj fjalën dhe të japë dorëheqje. Dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri mund ta mbante nga të gjitha premtimet që i ka bërë deri sot, e nuk e ka realizuar asnjërin nga to”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-doreheqja-e-agim-bahtirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala