Kërkesat e FMN-së për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në programin e ri të Kosovës me Fondin Monetaar Ndërkombëtar janë paraaparë edhe një vark kërkesassh dhe kushtesh të Fondit për Qeverinë e Kosovës. Transparenca në projektet infrastrukturore, përmirësimi i kushteve të kreditimit, mbajtja nën kontrollë e pagaave të sektorit publik dhe krijimi i një ambienti të favorshëm afarist, janë vetëm disa nga kushtet e FMN-së në programin e ri.

Në vazhdim lexojini të plota këtokërkesa…

Reformat strukturore dhe institucionale, si dhe shpenzimet më të mëdha në infrastrukturë do të kenë për qëllim rritjen e aftësisë konkurruese të Kosovës dhe kapacitetit prodhues të saj, duke krijuar kushte për rritje më të lartë dhe më dinamike në periudhën afatmesme:

  • Për ta ndërtuar infrastrukturën tejet të nevojshme, autoritetet planifikojnë që ta zgjerojnë klauzolën e rregullës fiskale për investime, për të lejuar projekte kapitale të financuara nga agjencitë multilaterale dhe bilaterale të zhvillimit. Kjo do të nxisë investime në fusha prioritare, siç janë infrastruktura dhe bujqësia. Do të parashihen procese për të siguruar transparencë dhe mbikëqyrje të fortë të këtyre projekteve të mëdha. Përveç kësaj, për të siguruar se borxhet mbesin në nivel të ulët dhe të qëndrueshëm, zgjerimi i klauzolës së investimeve në rregullën fiskale do të kërkojë që miratimi i këtyre projekteve të reja të kushtëzohet me mbajtjen e borxhit të përgjithshëm publik nën 30 për qind të BPV-së.

 

  • Përderisa bankat kanë likuiditet të mjaftueshem, rritja e kreditimit është poziitve por mund te jete me e larte, meqë pengesat strukturore, siç janë proceset joefikase gjyqësore dhe të mbledhjes kanë ndikim në normat e larta të kamatave (aktualisht rreth 750 bps) te cilat jane duke u ulur dhe kërkesat për hipotekë. Në kuadër të programit, autoritetet dhe stafi i Fondit do të kërkojnë mënyra plotësuese krahas përpjekjeve që tashmë ka filluar – siç janë hapat për uljen e ngarkesës së lëndëve të pazgjidhura gjyqësore dhe avancimit të përdorimit të përmbaruesve privatë për mbledhje – për t’i minimizuar pengesat e tilla strukturore.

 

  • Për të siguruar se rritjet e ardhshme të pagave publike janë në hap me gjendjen e ekonomisë, autoritetet do të aplikojnë një rregull të re, e cila do të lidhë rritjen e ndarjes buxhetore për paga publike me tregues makroekonomikë të cilët do të mund të monitorohen lehtësisht. Kjo gjithashtu do të sigurojë që pagat e sektorit publik janë më të përafruara me ato të sektorit privat.

 

  • Në fund, autoritetet kanë për qëllim që edhe me tutje të përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes duke rritur nivelin e transparencës dhe duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë, për të tërhequr investime vendore dhe të huaja. Në këtë kuptim, autoritetet do të bëjnë hapa drejt prokurimit të centralizuar dhe e-prokurimit në qeveri, të cilat do të përmirësojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit të prokurimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkesat-e-fmn-se-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala