Kërkesa e opozitës për referendum “frikëson” ndërkombëtarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Kërkesa e partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nisma për Kosovën, për mbajtje të referendumit për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka gjetur përkrahje nga faktori ndërkombëtarë.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se brenda Qeverisë së Kosovës është diskuar rreth mundësisë së hartimit të ligjit për referendum, por kjo është kundërshtuar fuqishëm nga faktori ndërkombëtarë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se faktori ndërkombëtar është shprehur kategorik kundër referendumit, për shkak se kjo mund të bëhet precedentë për ndryshimin e shumë kategorive kushtetuese, të cilat do ta rrezikonin stabilitetin në vend.

“Përfaqësitë ndërkombëtare e kanë shprehur si rrezik mbajtjen e referendumit, për shkak se sipas tyre referendumi në të ardhmen mund të mbahet edhe për marrjen e të drejtave pakicave të cilat i gëzojnë nga Kushtetua e Kosovës. Ndërkombëtarët janë shprehur se me referendum në të ardhmen mund të ndërrohen pastaj shumë amandamente kushtetuese”, ka thënë burimi brenda Qeverisë.

Ndryshe, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, tre liderët e Opozitës kanë thënë se do të ulshin në një tryezë me udhëheqësit e Qeverisë së Kosovë, vetëm në momentin kur do të tërhiqeshin marrëveshjet me Serbinë.  

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkesa-e-opozites-per-referendum-frikeson-nderkombetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala