Kërkesa e madhe detyron Ipko-n të ndryshoj pakon Hej3000

Autori:Avdyl Pajaziti

Pako e të rinjve Hej3000 nga Ipko, e cila ofron 3000 njësi, qofshin ato minuta, SMS, apo MB të internetit, tani e tutje mund të aktivizohet sa herë që përdoruesi dëshiron.

Për shkak të kërkesës së madhe të të rinjve për të mundësuar aktivizim të pakos më shumë se një herë brenda muajit, hej e ka mundësuar këtë opsion, dhe tani pakoja mund të aktivizohet sa herë që anëtarët e hej duan ta kenë atë.

Validiteti i pakos Hej 3000 është 30 ditë, nga dita kur është bërë aktivizimi i fundit.

Aktivizimi i pakos Hej 3000 mund të bëhet shumë thjeshtë duke dërguar SMS në 50888 me tekst hej3, ndërsa kostoja e pakos është 3 euro për 30 ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkesa-e-madhe-detyron-ipko-n-te-ndryshoje-pakon-hej3000/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala