Kërkesa e Ambasadorëve

Autori:Gazeta Fjala

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot Ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, si dhe Ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese.

Në këto takime, siç njofton Zyra e Kuvendit, është biseduar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar.

“Ambasadorët shprehen shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime, duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave”.

“Nga ana e tij, Kryetari Veseli, duke vlerësuar qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar, theksoi se si kryetar i Kuvendit të Kosovës të gjithë fokusin e ka në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar”.

“Në takime u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa Kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkesa-e-ambasadoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala