Kërcënon VV-ja: Lirojini të arrestuarit në protestë, që të mos eskaloj situata

Autori:Avdyl Pajaziti

Në përkrahje të të arrestuarve të cilët po gjykohen tek pallati i drejtësisë kanë dalë disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Adonis Tahiri nga kjo lëvizje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, në atë mënyrë që situata të mos tensionohet edhe më tutje.

Pasi siç tha Tahiri opozita është e vendosur dhe se as kërcënimet e as torturat nuk do t’i ndalin që t’i kundërshtojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai thotë se ky pushtet i kriminalizuar asnjëherë nuk ka ndërmarr veprime kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, por tani ata janë vënë në ndjekje të deputetëve të opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kercenon-vv-ja-lirojini-te-arrestuarit-ne-proteste-qe-te-mos-eskaloj-situata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala