Kërcënon opozita

Autori:Avdyl Pajaziti

Blloku opozitar i bashkuar tashmë në një front, ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së kuvendit të Kosovës, duke treguar se do të mbesin në pozicionet e njëjta-kundër qeverisë.

Opozita, përveç që ka kërcënuar me “tërmet politik” ka ritheksuar vendosmërinë për të bojkotuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, derisa kryeministri Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë për Asociacionin e Komunave serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kërcënimet e opozitës, i ka reflektuar ish-kryetari i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili në deklarimin e tij të fundit ka thënë troç, se pritet të ndodhin termete politike në ditët e ardhshme. Por, me këtë nuk është pajtuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se Kurti po i shfrytëzon rrethanat politike në Kosovë. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kercenon-opozita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala