Kërcënon Greqia: Do ta mbushim BE-në me xhihadistë‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kamenos ka thënë se do t’ia dërgojnë Evropës një valë me miliona emigrantë dhe xhihadistë, nëse ata nuk i tërheqin sanksionet për Athinën.

“Përderisa ata godasin Greqinë, ata duhet të dinë që emigrantët do të fitojnë mundësinë të shkojnë në Berlin. Për aq kohë sa neve Evropa e lejon krizën në Greqi, ne do t’i dërgojmë dhe ajo do të jetë edhe më e vështirë për Berlinin sepse në mesin e emigranteve ekonomik do të jenë edhe disa xhihadistë të IS-it” ka thënë ministri.

“Për aq kohë sa na godasin, edhe ne do t’i godasim. Do t’u japim dokumentacionin e nevojshëm emigranteve në mënyrë që të mund të udhëtojnë në Berlin”, tha Kamenos.

Ai ka përkujtuar se emigrantet çdo ditë po hyjnë në Greqi dhe se afërsisht 10.000 prej tyre po qëndrojnë momentalisht në territoret e Greqisë./B92/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kercenon-greqia-do-ta-mbushim-be-ne-me-xhihadiste%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala