Kërcënojn kardiologët: Do ta bojkotojmë punën

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shkresë, që ka marrë drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, e ka vënë atë thuajse para aktit të kryer, pasi të gjithë kardiologët e QKUK-së e kanë paralajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin profesional nga e enjtja, më 28 janar 2016

Ata këtë e kanë bërë pas deklarimeve të Prokurorisë se 100 mantelbardhë janë nën hetime si rezultat i zgjerimit të hetimeve në rastin “Stenta”.

Mjekët kështu kanë thënë se nuk do të punojnë derisa Prokuroria të sqarojë statusin e tyre, që stafi mjekësor i Kardiologjisë t’i kthehet punës.

Sipas kardiologëve të QKUK-së, nga deklaratat e Prokurorisë kuptohet se është duke u hetuar i tërë komuniteti i kardiologëve në lidhje me skandalin e stentave.

Sipas tyre, ky hetim po ua pamundëson atyre kryerjen profesionale të punës. “Është obligim profesional, por edhe ligjor që pacientëve t’u ofrohet forma më bashkëkohore dhe më e suksesshme e mjekimit që është në dispozicion. Nëse këto mundësi të trajtimit nuk mund të realizohen në Qendrën terciare shëndetësore publike, atëherë është obligim ligjor (i mbështetur me akte ligjore dhe nënligjore) që të sëmurit t’i ofrohet mundësia për referim në ndonjë qendër tjetër brenda ose jashtë vendit”, thuhet në letrën e këtij grupi të kardiologëve…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kercenojn-kardiologet-do-ta-bojkotojme-punen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala