Kërcënohet gazetari Astrit Gashi

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazetari dhe analisti Astrit Gashi ka denoncuar një kërcënim për aktivitetet e tij mediale. Ai këtë e ka bërë në profilin e tij të facebookut.

Postimi i plotë:

Denoncim publik ndaj kercenimit te shefit te Njesise se Inteligjences Financiare Dardan Nuhiu

Te dashur miq, ju njoftoj edhe publikisht se para disa minutash mora nje thirrje telefonike me mesazh e ton kercenues nga Dardan Nuhiu, Shef i Njesise se Inteligjences Financiare te Kosoves.
Nuhiu me nje ton kercenues mu drejtua me keto fjale:
– Astrit Gashi a e din se cfare ke publikuar dhe cilat jane pasojat? Do t’i shohesh!
Pra nuk kishte as mirembrema dhe as ndonje pershendetje kurtoazie si do duhej ta bente nje zyrtar i shtetit. Por z. Nuhiu me drejtoi nje mesazh paralajmerues e madje edhe kercenues .
Une i thash, dhe per kete kam deshmitare, ” Vetem vazhdo”. Ketu nderpreme telefonaten.
Kjo thirrje te dashtur miq eshte kercenim ndaj lirise se mediave dhe te shtypit nga nje institucion qe i pergjigjet drejtpersedrejti Qeverise se Kosoves.
Arsyeja e ketij kercenimi ishte publikimi ne Gazeta Blic te nje dokumenti per transaksionet financiare te kandidatit per kryeprokuror te shtetit z. Aleksander Lumezi.
E porosis Nuhiun dhe shefat e tij ne qeveri, qe presionet dhe kercenimet nuk mund te me ndalin as mua personalisht dhe as gazetaret e Gazeta Blic.
Ju rikujtoj une jam vetem drejtues i Bordit, por mbeshtes ne ploteni punen e gazetareve te redaksise.
Ftoj qytetaret e lire, mediat, shoqatat e gazetareve te rreshtohen krah te fjales se lire. Gjithashtu ftoj Qeverine e Kosoves te distancohet nga sjelljet e zyrtarit te saj dhe te merr masa ligjore ndaj te njejtit, ne mbrojtje te fjales se lire, te drejtes se publikut per te ditur te verteten dhe demokracise.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kercenohet-gazetari-astrit-gashi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala