Këpucët “Solid” ecin rrugëve të Francës

Nesër do të bëhet eksporti i parë i prodhimeve kosovare në Francë nga fabrika për prodhimin e këpucëve “Solid”, nga Suhareka.
Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se ky sukses po i gëzon të gjithë.
Në këtë rast do të mbahet një konferencë për media nga ora 13:00 në Fabrikën prodhuese ‘Solid’ të Suharekës, ku do të marrin pjesë krerët e AKB-së dhe kompanisë, thuhet mes tjerash në njoftimin për media.