Këpucët që rriten së bashku me këmbën

Çdo prind e di, rritja e një fëmije është shumë komplekse për sa i përket këpucëve, pasi që me rritje duhet të blihen shumë këpucë. Por në qoftë se këmba rritet, pse nuk kemi këpucë që rriten së bashku me këmbën?
Kenton Lee, themeluesi i organizatës jo profitabile “Because Foundation”, i erdhi në mendje kjo ide kur i pa fëmijët Kenian, të cilëve u kishin dalur gishtat e këmbës nga këpucët për shkak se me kalimin e kohës këmba ishte rritur dhe këpuca kishte mbetur e njejtë.
Ai u bashkua me studion e dizajnimit të këpucëve “Proof of Concept”, dhe krijuan sandalet të cilat zgjerohen sikur rrip. çmimi i tyre është 12 dollarë.