Kënga për Beg Rizën që e tërhoqi nga rrjetet sociale Çun Lajqi (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Artisti i merituar, Çun Lajqi i ka kushtuar një këngë të rënëve në aksionin e Kumanovë. Në një video të postuar ai i këndon Beg Rizës, Mirsad Ndrecajt e të rënëve të tjerë.

Por, vetëm pak orë më vonë ai e ka tërhequr nga rrjetet sociale këngën me titullin “Kumanovë pse më Tradhtove”, duke i kërkuar falje Kumanovës, pasi kënga ishte marrë si fyerje ndaj këtij qyteti./Gazeta Fjala/

“Me fal KUMANOVË me fal!”, shkruan në arsyetimin e tij Lajqi.

Lexojeni të plotë sqarimin e Çun Lajqit

I nxituar nga dhembja për humbjen e mikut tim Beg Rizës – e këndova këngën me tekst të Jeton Hulajt “Kumanovë pse më tradhëtove” dhe e tërhoqa nga rrjetet sociale sepse u kuptua gabimisht -Autori nuk e kishte qëllimin e fyerjes as të tradhëtisë së Kumanovës – por të demaskimit të tradhëtarve që mendohet ti ken pre n’besë luftetarët tanë.

Unë e di namin tënd Kumanovë dhe të komandant Ismet Jasharit- Kumanova andaj nuk dua që Kumaanovën ta fus në thes me nji apo dy apo tre tradhëtarë. Tradhëtar ka e ka pasur gjatë gjithë historisë!

Më falni por nuk doja të ju njëllos.

Me respeekt e dashuri,

ÇUN LAJÇI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kenga-per-beg-rizen-qe-e-terhoqi-nga-rrjetet-sociale-cun-lajqi-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala