Kënd e kujton Labi në ditën e pranverës?

Këngëtari Ferizajas, Labinot Tahiri, i cili ka nisur rrugën drejt politikës, të shtunën ka uruar ditën e pranverës për një kategori të veçantë të shoqërisë. Në faqen e tij në Facebook ai u ka uruar këtë ditë femrave të dhunuara gjatë luftës, të cilat i quan heroina të Kosovës.
Lexojeni të plotë urimin e Labinot Tahirit:
HEROINAT TONA!
Sot, dita e Pranverës!
Sot, dua nënës sime, motrës sime, bijës sime, t’ia urojē ditën e Pranverës..!
Fjala është për nënat bijat e motrat tona, të cilat u dhunuan e u përdhunuan në luftën e fundit në Kosovë, ti cilat edhe sot e asaj dite jetojnë me ankth e pa gjum në sy..!
Nē shpirtin e tyre mund të them se është zi e terr, por JU HEROINA TË KOSOVËS, ju meritoni të keni sa do pak diell mbi koken tuaj dhe nē shpirtin tuaj, duke u lutur ne, që mos të harrojmē kurr sakrificën tuaj gjatë luftēs, e që e ardhmja tē mbetet në ndërgjegjien tonē se sa do mbetemi të gatshem tē pakten të u’a ktheejmë buzeqeshjen tuaj aty ku shpirti juaj pushon..!
Deshtem apo nuk deshtem, ju jeni dhe do të quheni HEROINAT E KOSOVËS…!
Urime Diten e Pranverës, NËNA, BIJA E MOTRA TONA SHQIPTARE.
Njē ditê do të mbetet dikush i cili do tē bëjë ç’mos për të ua shkruar emrin në zemrat tona, për të kujtuar se liria ka një çmim të prekshem shpirterisht,për të mos ju harruar kurrē nē çminin e Lirisē sonë..!
Tani jetojmë me të ardhmen tonē, asnjehër duke mos e harruar të kaluaren makabre të pushtuesve tanē, por nese nuk e harrojmē sigurisht se do t’ia dimē vlerat njerzve tanë.!
Sinqerisht, djali juaj, vëllau juaj,
Labinot Tahiri.
21 Mars. 2015