Kënaqet Jacobson

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për “integrimin e drejtësisë”. Ajo ka thënë se pret zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme por edhe të fundit ndërmjet dy kryeministrave atij kosovar e serb. Jacobson i ka bërë këto komente në Twitter, pasi kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë arritur marrëveshjen për drejtësinë në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kenaqet-jacobson/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala