Kelmendi: Skenarin për arrestimin tim e përgatiti politika

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, e ka quajtur skenar arrestimin e tij të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij.

Kelmendi ka thënë për ‘Epokën e re’ se është i pastër dhe se nuk është përfshirë në asnjë vepër penale.

Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit të tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Policisë, Shpend Maxhunu dhe shefi i Inspektoratit, Fitim Shishani.

Ai e ka porositur Policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kelmendi-skenarin-per-arrestimin-tim-e-pergatiti-politika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala