Kelmendi përgjigjet për mashtrimet në ETC

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ankohen për mashtrime nga rrjeti i marketeve ETC. Ata kohë pas kohë po publikojnë edhe fatura që nuk përputhen me çmimeve, e edhe oferta me ulje të çmimeve që në fakt po dalin me të larta. Për disa rate ka raportuar edhe Gazeta Fjala.
Mirëpo, me këto fakte nuk po pajtohet pronari i kësaj kompanie, Ramiz Kelmedi. Ai në një prononcim për gazetën Fjala ka thënë se ato mund të jenë gabime teknike dhe lëshime të paqëllimshme.
“ Nuk ka asnjë mashtrim apo plaçkitje nga ana e ETC. Ato që po dalin në media dhe që po publikohen nga qytetarët janë vetëm fatura dhe çmime me gabime teknike. Ne nuk bëjmë aso gjëra me vetëdije apo me qëllime. Krejt kanë ndodh rastësisht”, ka thënë Kelmendi./Gazeta Fjala/