KEK’ut i bie prodhimi, qytetarë kursejni rrymën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike – KEDS, pas informatave që ka marrë nga Korporata Energjetike e Kosovës – KEK për probleme me prodhimin e energjisë elektrike në ditët në vijim, ka bërë një apel te konsumatorët që, sidomos meqë jemi në prag të festës së Bajramit, të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale.
Në pritje të kthimit të njësisë A5 të KEK në prodhim, ashtu siç ka qenë paralajmëruar dhe planifikuar për dje, mëngjesin e djeshëm KEDS është lajmëruar për ndërprerje të përkohshme të prodhimit në njësinë B1 në KEK që do të bëhet nga dita sotme, e diel 12 korrik. Informata nga KEK-u ka qenë se kjo ndërprerje bëhet me qëllim të riparimit emergjent dhe se njësia pritet të kthehet në prodhim ditën e mërkurë, më 15 korrik.

“Si gjithnjë, ne kemi përfunduar procedurat e importit të kushtueshëm të energjisë elektrike me qëllim që kjo ndërprerje të mos ndikojë në furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe me qëllim të mbulimit të mungesës së kapaciteteve energjetike për shkak të ndërprerjes se punës së njësive prodhuese në KEK, duke shpresuar që prodhimi në njësinë A5 të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur”.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kekut-i-bie-prodhim-qytetare-kursejni-rrymen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala