KEK-ut përsëri i bie blloku A5, nisin reduktimet e rrymës

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas kthimit të njësisë A5 në prodhim në KEK, të dielën, përsëri është bërë ndërprerja e paplanifikuar e prodhimit në këtë njësi.

“Nga KEK jemi informuar që kjo njësi do të kthehet në prodhim në orët e mbrëmjes të ditës së hënë, mirëpo në momentin e fundit po ashtu jemi njoftuar se për shkak të punimeve shtesë në këtë njësi, ajo do të hyjë në prodhim në fund të javës.

Si pasojë e kësaj dhe për shkak të zvogëlimit  të kohëpaskohshëm të kapaciteteve prodhuese të KEK në termocentralin Kosova B, ne jemi duke u përballë me mungesë të pa planifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe jemi duke bërë të pamundurën që të realizojmë importin e mjaftueshëm për furnizim të rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftmin e KEDS.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-ut-perseri-i-bie-blloku-a5-nisin-reduktimet-e-rrymes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala