KEK-ut i prishet traktori

Autori:Zekirja Shabani

Korporatës Energjetike të Kosovës nuk i janë prishur vetëm blloqet e Termocentraleve, të cilat prodhojnë energji elektrike.
Së fundi edhe traktori që përdorin punëtorët për punë brenda kësaj ndërmarrje u është prishur.

Menaxhmenti i KEK ka kontraktuar të hënën kompaninë “Profitech” nga Prishtina për të blerë pjesë rezervë për traktorin e prishur.

Defekti duket të jetë i madh sa këto pjesë do ti kushtojnë gati sa një traktor i ri KEK-ut, 4,930.89 euro.
Kështu është përshkruar në shpalljen për dhënie të tenderit në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik “Furnizim me pjesë për traktor T6030”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-ut-i-prishet-traktori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala