KEK-ut i bie edhe një bllok, vështirësohet furnizimi me rrymë

Autori:Zekirja Shabani

Korporatës Energjetike të Kosovëës i ka rënë edhe një bllok. Kështu është vështirësuar edhe më shumë furnizimi me energji elektrike në Kosovë. Kompania përgjegjëse për distribuim të energjisë, KEDS-i ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit janë njoftuar nga KEK-u për ndërprerje të prodhimit në njësinë A4 të Termocentralit “Kosova A” për shkak të problemeve teknike, që ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike.

“KESCO është angazhuar menjëherë dhe ka bërë përpjekje për të siguruar energji elektrike shtesë nga operatorët ekonomik, mirëpo problemet teknike të shfaqura në Sistemin e Operatorit të Serbisë (EMS) kanë bërë të pamundur që për momentin të bëhet nominimi i transaksionit. Si pasojë e kësaj KESCO dhe në këtë rast edhe konsumatorët do të përballet me mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme”.

Sipas informative nga KEK-u, blloku do të jetë disa ditë jashtë prodhimit.

“Fatmirësisht, për nesër transaksioni është siguruar dhe KESCO do të ketë të mundur të importojë energjinë e disponueshme në treg dhe konsumatorët nuk do të përballen me mungesë të energjisë elektrike”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-ut-i-bie-edhe-nje-bllok-veshtiresohet-furnizimi-me-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala