KEK-u vonon faljen e borxheve

Autori:Avdyl Pajaziti

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk po a zbaton vendimin e Qeverisë për faljen e borxheve të grumbulluara nga përfundimi i luftës e deri në fund të vitit 2008.
Zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se shumë shpejt pritet që të fillojë falja e borxheve. Ndërsa, ata arsyetohen se disa paqartësi të Udhëzimit Administrativ për faljen e borxheve, si publikimi i listave kanë qenë disa pengesa për fillimin e implementimit të ligjit.

Edmond Nulleshi, zëdhënës në KEK, ka thënë se shumë shpejt pritet të fillojë falja e borxheve. Sipas tij, listat do të publikohen në ueb-faqe, së bashku me udhëzimet e nevojshme për konsumatorë.

Nulleshi ka thënë se në Udhëzimin Administrativ për faljen e borxheve nuk është përcaktuar se deri kur është afati i fundit për faljen e borxheve.

“Përkundër sfidës së faktit se bazat aktive të shënimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK-u është duke përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje të Borxheve dhe legjislacioni i ndërlidhur. Në këtë vijë, KEK-u ka arritur të bëjë definimin e saktë të të gjitha borxheve që janë subjekt i këtij legjislacioni. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-u-vonon-faljen-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala