KEK-u para kolapsit, prodhon vetëm 280 megavat

Prishjet dhe avarit në KEK nuk kanë të ndalur, shumë njësi të termocentralit janë jashtë funksionit
Dje është ndërprerë prodhimi në njësinë B1 në termocentralin Kosova B, derisa sot është reduktuar prodhimi në njësinë B2 të KEK-ut, njoftojnë burime të sigurta të Indeksonline brenda KEK-ut.
Indeksonline merr vesh se për momentin prodhohet në A4 dhe në B1 me kapacitete të reduktuara, që janë diku rreth 280 megavat.
Prishje në KEK janë lajmëruar zyrtarisht edhe nga operatorë tjerë të energjisë në Kosovë. Ditë më parë është lajmëruar ndërprerja e prodhimit në njësinë A5 e cila vazhdon të mbetet jo-aktive deri sa jo-aktive mbetet edhe njësia B1.