KEK-u i dogji 1 miliard euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 1 miliard euro i ka marrë KEK-u nga buxheti i Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë që nga paslufta, por furnizimi me energji elektrike ende nuk është zgjidhur.

Pavarësisht këtyre investimeve, sipas ekspertëve të energjetikës dhe ekonomisë, gjendja në këtë sektor është më afër dështimit se sa zhvillimit. Sipas tyre më 1 miliard euro do të ishte ndërtuar një termocentral i ri dhe do të kishim energji të mjaftueshme jo vetëm për nevojat tona, por edhe për eksport jashtë vendit.

Në Strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës 2009-2018 thuhet se vetëm deri në vitin 2008 KEK-u ka pranuar 459 milionë euro në formë subvencionesh nga buxheti i Kosovës dhe 593 milionë nga donatorët, përkatësisht 415 milionë vetëm nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) e Komisionit Evropian.

Ndërsa, veriu i Kosovës vazhdimisht furnizohet me energji nga KEK-u dhe borxhi i tyre ndaj kësaj të fundit kalon shifrën prej mbi 100 milionë euro. /Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-u-i-dogji-1-miliard-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala