KEK-u e len pa avull Termokosin

Autori:Zekirja Shabani

Nga e hëna, Korporata Energjetike e Kosovës, i ka lënë qytetarët edhe pa ngrohje nga avulli.

Zyrtarë të ngrohtores së qytetit të Prishtinës, kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se të hanën në ora dhjetë është ndërpre furnizimi me avull nga KEK-u “pasi na kan njoftu se kanë një rrjedhje dhe menjëherë kemi kaluar në ngrohjen me mazut”.

Me ngrohjen nga mazuti, Termokos nuk po mund tu ofroj qytetarëve temperaturë të ngjashme sikur me avull.

“I vetmi dallim është tek  tempëeratura e ngrohjes, pasi me mazut temeratura është më e ulët se ajo e prodhuar nga avulli”, ka thënë Afërdita Uka, zëdhënëse e Termokos.

Gjithashtu Termokos për shkak të kostos së lartë të prodhimit me mazut, e ndërpren ngrohjen pas mesnate deri në ora 5 të mëngjesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-u-e-len-pa-avull-termokosin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala