KEK-u arrin rekord të prodhimit

Autori:Gazeta Fjala

Intervista me Luigj Imerin, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

Si kanë performuar njësitë prodhuese të energjisë elektrike?

Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur një prodhim rekord në historinë e sajë. Një prodhim i tillë realisht është arritur në një vitë tejet të vështirë si rezultat i Pandemisë e cila ka sfiduar jo vetëm KEK-un por edhe vendin dhe tërë globin. Një rezultat i tillë i arritur me një performanc të mirë është reflektu edhe në aspektin financiar për arsye se vet prodhimi i cili është bazë për KEK-un ka bërë që ne të kemi edhe një performancë sa i përket të hyrave.

Ky vit përkundër sfidave tjera përveç asaj të Pandemisë, ballafaqohet edhe me një teknologji të vjetër, mirëpo falë angazhimit, bashkëpunimit dhe koordinimit me punëtorët e KEK-ut kemi arritur të realizojmë një plan tejet të rëndësishëm dhe i suksesshëm për vetë Korporatën si meritë ekskluzivisht e të gjithë punëtorëve të sajë.

Çfarë ndikimi kanë pasur remontet te njësitë prodhuese?

Luigj Imeri: Pa diskutim, çdo remont dhe planifikim i cili realizohet sipas objektivave dhe planeve, ndikojnë pozitivisht në Njësitë prodhuese. Në këtë drejtim gjatë gjithë vitit janë realizuar me përpikëri të gjitha Remontet e planifikuara të cilat kanë reflektuar në arritjen e suksesit të tillë e cila garanton në një stabilitet dhe qëndrueshmëri të furnizimit me energji qoftë termike ashtu edhe elektrike.

Si është duke ecur procesi i shpronësimit?

Luigj Imeri: Si pjesë e realizimit të objektivave të Korporatës është pa dyshim edhe procesi i shpronësimit për krijimin e hapësirave të nxjerrjes së produktit themelor siç është qymyri. Në Projektin e fundit të shpronësimit prej 129 ha prej së cilës deri tani janë shpronësuar 70 ha.

Sa është vlera e investimeve që ka bërë KEK-u për komunitete?

Imeri: Ne bëjmë çdo vit investime në Komunitet, investime të cilat kapin një shumë prej rreth 200 mijë euro. Në vitin që e lamë për herë të parë kemi bërë një investim në Komunitet edhe në Komunën e Fushë Kosovës e në veçanti në atë zonë ku shtrihet territori i Korporatës.

Ndodhemi në stinën e dimrit dhe në vitet e fundit në Kosovë kemi reduktime të energjisë. Si është e mundur që njësitë të prodhojnë rekord të energjisë dhe në anën tjetër qytetarët të mbesin pa energji në këto ditë të ftohta?

Luigj Imeri: KEK-u që nga viti 2013 nuk e ka përgjegjësinë e furnizimit të energjisë të qytetarëve me energji elektrike, një përgjegjësi e cila është kaluar tek Kompanitë tjera siç është KOSTT, KEDS, KESCO. E vetmja përgjegjësi e KEK-ut është prodhimi i energjisë duke i shfrytëzuar kapacitetet e saja maksimale për prodhim të qëndrueshëm dhe plasmanin e saj në treg.

Me cilat sfida është duke u përballuar ose pritet të përballet KEK-u në të ardhmen?

Imeri: KEK-u i ka planifikimet e saja dhe shpresojmë që Pandemia do të përfundon së shpejti për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe fushe-veprimtarisë së Korporatës e cila ndërlidhet me punë të ndryshme specifike të punëtorëve në njërën anë, dhe në anën tjetër si sfidë e rëndësishme është edhe realizimi i Projekteve të cilat do të ndikojnë në ripërtëritjen e Pajisjeve për shkak të vjetërsisë së tyre gjë që e bënë sfiduese operimet tona. Ajo çka ne mendojmë, është edhe çështja e ripërtëritjes së kuadrove për arsye se kemi bëjmë me një moshë mesatare mbi 55 vjeçare e cila na detyron të futemi në projeksion të ripërtëritjes së kuadrove për të cilën nevojitet një kohë të përgatitjes dhe trajnimit profesional të tyre për punë specifike që ka KEK-u.

Cilat janë objektivat e KEK-ut për vitin 2021?

Imeri: Objektivat e KEK-ut për këtë vit do të jenë të shumta për shkak të fushë-veprimtarisë së sajë si në aspektin e realizimit të Projekteve të cilat janë tejet të rëndësishme ashtu edhe kemi një bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian rreth Projektit për përmirësimin e ndikimit në Ambient por fatkeqësisht sfiduese na mbetet menaxhimi i situatës së Pandemisë si pengesë e realizimit të këtyre projekteve dhe minimizimin e ndotjes së Ambientit ku presim që për një periudhë 5 vjeçare të kemi një pasqyrë krejtësisht ndryshe se sa që është aktualisht. Pra, objektiv kryesor i Korporatës është realizimi i Projekteve Kapitale, përmirësimi i Ambientit dhe ripërtërija e kuadrove.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKEKINFO%2Fvideos%2F1347372355604091%2F&show_text=false&width=560

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-u-arrin-rekord-te-prodhimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala