KEK-u anulon për herë të dytë tenderin 6-milionësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar për të dytën herë tenderin për furnizim me mazut,

Një komision i ri për vlerësimin e ofertave i themeluar nga KEK-u ka vendosur që t’i eliminojë nga gara të gjitha kompanitë që kanë dorëzuar oferta për tenderin 6-milionësh. Komisioni ka gjetur lëshime në secilën nga ofertat e operatorëve që kanë qenë në garë.

Me gjithë vendimin, KEK-u e ka pasur të pamundur që njoftimin për anulim ta publikojë në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, pasi të tri kompanitë janë ankuar në Gjykatën e Tenderëve. Ky tender do të shqyrtohet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për të tretën herë,   shkruan sot Koha Ditore.

Edmond Nulleshi, shef i shërbimeve të KEK-ut, thotë se që nga fundi i vitit të kaluar ky tender është duke u përsëritur për shkak të arsyeve, që, sipas tij, nuk janë nën kontrollin e KEK-ut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-u-anulon-per-here-te-dyte-tenderin-6-milionesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala