KEK terron pavarësinë

Nga 5 blloqe sa ka KEK-ut të gatshme për prodhim, në vigjilje të shtatë vjetorit është duke prodhuar vetëm një. Katër blloqe të tjera janë jashtë. KEK-ut i kanë rënë tri blloqe për një periudhë jo me të gjatë se 24 orë.
Fillimisht, të dielën ishte ndalur njësia A3, përderisa sot, edhe dy njësi tjera u fikën për të mos prodhuar asnjë megavat, fillimisht B1 e pak më vonë edhe A4.
Aktualisht në sistem është vetëm njësia B2 e Termocentralit Kosova B që prodhon rreth 250 megavatë/orë energji elektrike.
Kjo ka vështirësuar dukshëm furnizimin me energji elektrike, duke e nxirë festën e shtatë vjetorit të pavarësisë, pasi konsumi sipas kompanisë furnizuese deri në 1100 megavatë/orë.
Zyrtarët e KEDS njoftuan se janë duke bërë maksimumin për të importuar gjithë energjinë e gatshme në treg.
“Tanimë kemi arritur të importojmë deri në 533 megavatë/orë energji elektrike. Më shumë se gjysma e konsumit në Republikën e Kosovës po mbulohet nga importi, falë aktivitetit të pandërprerë dhe me plot përkushtim të zyrtarëve të KEDS-it”, njoftuan zyrtarë të KEDS-it për Gazetën Fjala.
KEK ka vendosur të heshtë për të gjithë këtë situatë të krijuar.