KEK ia dhuron edhe tenderin 7 milionësh kompanisë së Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

EULEX-I nuk ka arritur të ndalë menaxhmentin e KEK-ut dhe Lushtakët që sërish të hyjnë në marrdjhënie kontraktuale multimilionëshe. Pavarësisht telasheve ligjore, kompania “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut dhe Esat Tahirit, sic edhe kishte paralajmëruar para disa ditësh Gazeta Fjala, është shpallur fituese e tenderit për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut. Sipas “KOhës Ditore” vlera e tenderit është 6.879.403.20 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së dhënë më 22 dhjetor 2014, është 36 muaj.

Pronarët e kompanisë, Milazim Lushtaku dhe Esat Tahiri, janë njerëz të afërm të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Njëri është djali i vëllait të tij dhe tjetri ish-truprojë.

Që të tre janë të akuzuar nga Prokuroria për tenderin e njëjtë që i kishte dhënë KEK-ut dy vjet më parë. Aktakuza është ngritur javën e kaluar dhe përfshin edhe drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj, kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, ish-shefin e prokurimit në KEK, Driton Pruthi, dhe ekspertin në OSHP, Azem Duraku.

Prokuroria pretendon se tenderi i kaluar mbi gjashtë milionë euro i është dhënë kompanisë me anë të shkeljeve të mëdha ligjore dhe nën presionin e Sami Lushtakut.

Gazeta Fjala kishte raportuar për këtë tender javën e kaluar se cka ndodhi dhe cili është rezultati I hetimeve të EULEX_it që dërgoi në aktakuzë për personat e apastrofuar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-ia-dhuron-edhe-tenderin-7-milionesh-kompanise-se-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala