KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

Autori:Gazeta Fjala

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtor.

Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Për më tepër, Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kek-dhe-kesh-te-gatshem-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-sektorin-energjetike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala