KEDS rriti pagat e punëtorëve për 30 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS së bashku me njësinë e sajë, KESCO ua ka rritur pagat punëtorëve të vet me nga 30 euro. Burime të gazetës Fjala njoftuan se rritja është bërë për punëtorët që kanë pagën deri në 400 euro. “Përfitues sipas marrëveshjes janë 1800 punëtorë të KEDS-it dhe KESCO-s”, thanë burime të gaztës Fjala. Ndërkohë, negociatat do të vazhdojnë tutje.
Marrëveshja në mes të kompanive në pronësi turke dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve “Elektrokosova” u nënshkrua pas respektimit të të gjitha rregullave dhe procedurave të parapara me kornizën ligjore në Republikën e Kosovës.
“Pas një procesi të ndërmjetësimit, ashtu edhe siç është e paraparë me ligjin në Kosovë, u arrit marrëveshja për ngritje të pagave të punëtorëve. Kjo ngritje e pagave nuk do të reflektojë në tarifat aktuale të energjisë në Republikën e Kosovës, por do të mbulohet financiarisht nga KEDS dhe KESCO”, njoftoi KEDS.
Fehmi Pajaziti, kryetar i SPPE, ka thënë se kanë insistuar për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe kanë hasur në mirëkuptim nga menaxhmenti i KEDS.
“Fatmirësisht, kemi arritur marrëveshjen për ngritjen e pagave për numrin me të madh të punëtorëve brenda kompanive KEDS dhe KESCO. Për pikat tjera mbetet të diskutohet me menaxhmentin e KEDS dhe KESCO dhe shpresojmë në mirëkuptim dhe realizim të këtyre kërkesave sikurse të kërkesës së parë. Tanimë jemi të vetëdijshëm që na pret shumë punë për të bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për konsumatorë derisa do të vazhdojmë të përfaqësojmë denjësisht të gjitha kërkesat e punëtorëve duke bashkëpunuar me menaxhmentin e KEDS dhe KESCO”, tha Pajaziti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-rriti-pagat-e-punetoreve-per-30-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala