KEDS rregullon tensionin për të gjithë konsumatorët

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS ka nisur implementimin e një megaprojekti për rregullimin e tensionit për të gjithë konsumatorët anekënd vendit. Gjithsej janë identifikuar 236 vendbanime dhe do të rregullohen të gjitha në kohën më të shkurtër të mundshme

 

KEDS ka nisur rregullimin e tensionit për të gjithë konsumatorët anekënd vendit. Tashmë të gjitha pikat, ku është e nevojshme të investohet, janë të gatshme. “Kemi bërë matjet në tërë territorin e vendit dhe kemi identifikuar 236 vendbanime me rënie të tensionit. Kemi nisur punën menjëherë”, tha Avni Alidemaj, Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS.

Kompania vetëm deri në fund të marsit do të kryejë 7 projekte. Ndërsa, 17 të tjera veçse ishin në plan  të investimeve.

 

“Secili distrikt është i obliguar ta kryejë nga një projekt. Gjatë marsit ne do të bëjmë edhe dinamikën e realizimit të projekteve”, shtoi Alidemaj.

 

Nga projektet e mbetura, 114 do të realizohen nga KEDS-i, përkatësisht nga ekipet e mirëmbajtjes dhe prishjeve, kurse pjesa tjetër me kontraktorë. “KEDS do t’i përfundojë projektet sivjet. Deri në fund të marsit do të definohet saktë se cilat vendbanime do të rregullohen sipas muajve. Ndërsa, ato me kontraktorë në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Alidemaj.

 

Numri më i madh i vendbanimeve të identifikuara është në distriktet e Gjakovës dhe Pejës, ku janë të identifikuara 25, përkatësisht 23 pika ku do të investohet. Në Distriktin e Prishtinës janë 18 vendbanime ku do të intervenohet, përderisa në atë të Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës nga 13 sosh. Në Distriktin e Ferizajt janë identifikuar 8 vendbanime me rënie të tensionit dhe do të rregullohen edhe ato që të gjitha.

 

Gjendja e rrjetit me tension jostabil është e trashëguar nga koha kur asetet e shpërndarjes ishin në pronë publike. KEDS menjëherë kishte nisur investimet. Ato ishin përshpejtuar vitin e kaluar, kur janë realizuar mbi 200 projekte. Kjo kishte stabilizuar tensionin dhe ka rritur kualitetin e shërbimeve për dhjetëra- mijë konsumatorë.

Qytetarët anekënd vendit janë shprehur të kënaqur me investimet e kompanisë.

 

Rregullimi i tensionit  është pjesë e investimeve të parashikuara nga kompania në shumën prej 110 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në periudhën 15- vjeçare.

 

Distrikti Mirëmbajtja & Prishja/ Maintenance & Blackout Janë në plan investiv /Are in Investment Plan Propzohet për plan investiv\Proposed for the investment plan TOTAL
DFE 9 6 3 18
DGJ 25 2 24 51
DGL 13 3 2 18
DMI 13 0 3 16
DPE 23 2 39 64
DPR 18 1 18 37
DPZ 13 3 16 32
114 17 105 236

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-rregullon-tensionin-per-te-gjithe-konsumatoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala