KEDS rregulloi tensionin për Llashticën e Gjilanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Me vendosjen e trafos dhe rrjetit të ri Llashtica nuk ka më probleme me rënie të tensionit. Banorët thonë se u ka ndryshuar jeta për të mirë, përderisa KEDS nuk ndalet me investime

 

Halit Ramushi nga Llashtica e Gjilanit nuk ka nevojë më të rrijë deri pas mesnatës që ta lëshojë makinën për larjen e rrobave.  Atë tash mund ta bëjë në çdo kohë, gjatë 24 orëve. Kjo është arritur pasi KEDS-i ka vendosur trafon dhe rrjetin e ri në lagjen ku ai  jeton. “Na ka ndryshuar jeta për të mirë. Situata jonë para vendosjes së trafos e rrjetit ishte shumë më e rëndë se sot. Nuk funksionin pajisjet elektrike. Sot funksionon gjithçka. Thjesht jemi shumë, shumë më të lehtësuar”, thotë Ramushi.

 

Të lehtësuar duken edhe tre djem të rinj, teksa qëndrojnë afër trafos. “Po, është bërë punë e mirë”,  thonë ata njëzëri.

 

KEDS ka intervenuar në këtë fshat shkaku i rënies së tensionit të energjisë elektrike. “Kemi identifikuar zonat ku kemi rënie të tensionit dhe po i rregullojmë ato. Përparësi u kemi dhënë atyre ku është gjendja më e vështirë”, thotë Ibrahim Neziri, koordinator i Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjilanit.

 

E lagjja e Ramushëve të Llashticës ishte vërtet në gjendje të rëndë, e trashëguar nga koha kur kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ishte pronë publike. Pos rënies së tensionit, aty ishte trashëguar rrjeti në gjendje shumë të keqe. “Edhe autobusi që vjen në fshat çdo ditë ishte në rrezik të vazhdueshëm nga prekja e telave që kishin rënë shumë poshtë”, thotë Ramushi.

 

Tash, telat e rinj bistekë të vendosur në shtylla të betonit e kanë eliminuar krejtësisht atë rrezik. “Trafo e vendosur është e madhësisë 160 kVA së bashku me shtyllat e betonit, përçuesit dhe pajisjet tjera mjaftojnë për një periudhë të gjatë kohore”, shton Neziri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-rregulloi-tensionin-per-llashticen-e-gjilanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala