KEDS premton rrymë gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndeshjen Serbi-Shqipëri do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë qytetarët e Kosovës  përmes ekraneve televizive pasi KEDS-i ka premtuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që të ketë energji elektrike.

Zëdhënësi i kësaj kompanie,  Viktor Buzhala tha për Klan Kosovën gjatë ditës së djeshme kanë  rënë nga funksioni dy blloqe të Kosoves B, ku si pasojë në shumë pjesë të kryeqytetit dhe qytete të tjera të Kosovës nuk pati rrymë.

Buzhala tha se blloqet janë rikthyer në funksion dhe se pritet që mos të ketë probleme, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-premton-se-do-te-kete-rryme-gjate-ndeshjes-shqiperi-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala