KEDS ndëshkon konsumatorët në fshatin Brod

Autori:Zekirja Shabani

KEDS i ka lënë në terr, tash e tri ditë, gati 1500 banorë të fshatit Brod në Komunën e Shtërpcës vetëm se kërkuan përmirësim të furnizimit me energji elektrike. Ngjarja ka ndodhur pasi banorët e lagjeve Elezaj, Gjonaj dhe Emerllahaj të indinjuar me furnizimin jo stabil dhe të dobët të energjisë elektrike protestuan me 19 shkurt kundër kësaj kompanie.

Përmes një komunikate për media, Inciativa e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj Shtërpcë njofton se banorët e këtij fshati për 15 vjet kanë duruar këtë gjendje të mjerushme, duke shpresuar në premtimet e shumta për zgjidhjen e problemit të tyre, problem që kurr nuk ju zgjidh as nga KEK – u dikur, e as KEDS tash. Gjatë gjithë kohës ata janë furnizuar me tension të ulët të energjisë elektrike dhe thuajse e kanë pasur të pamundur shfrytëzimin e pajisjeve shtëpiake dhe zhvillimin e ekonomive familjare. Përveq dëmeve në pajisje teknike ata ankohen se u është faturuar kilovat më shumë shkaku i mbingarkeses në rrjet.

“Të indinjuar me këtë gjendje, këto banorë protestuan simbolikisht me datë 19.02.2015, duke ndaluar puntorët e KEDS – it për të bërë matjen e energjisë së shpenzuar për muajin shkurt, duke shpresuar se KEDS do të tregonte rrespektin për kërkesat e ligjeshme të këtyre banorëve”, thuhet në njoftim.

Por në vend se t’ua zgjidh problemin me energjinë elektrike, KEDS ua ka ndërprerë kolektivisht rrymën banorëve të Fshatit.

“KEDS në vend të reagimit pozitiv dhe solidarizimit me këta banor, zgjodhi një mënyrë primitive për të ndëshkuar këtë protest të ligjëshme, duke bërë ndërprerjen kolektive të energjisë elektrike për të gjithë banorët e këtyre lagjeve që protestuan”.

Iniciativa e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj – Shtërpcë, dënon rëndë këto veprime të KEDS – it në Shtërpcë, dhe kërkon që në vend të dënimit kolektiv të banorëve të kësaj treve, t’iu ofroj shërbime cilësore dhe të zgjidh problemet që i shoqërojnë këto banorë.

“Në të kundërtën ne do të ftojm të gjithë banorët e kësaj treve, që të solidarizohen dhe t’iu bashkangjiten protestave ndaj kësaj kompanie”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-ndeshkon-konsumatoret-ne-fshatin-brod/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala