KEDS: Moti i keq po e vështirëson situatën energjetik në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shkak të shiut dhe erërave të forta që po mbretërojnë është vështirësuar situata energjetike në disa vende të Kosovës.

Shtylla të shumta janë thyer në pjesë të ndryshme të vendit, dhe KEDS bënë thirrje qytetarëve për mobilizim.

Pjesët më të prekura mbeten në rajonin e i Dukagjinit, përkatësisht Gjakova dhe Peja me rrethinat përkatëse. Prishje të theksuara ka edhe në rajonet e Mitrovicës dhe Prizrenit. Në kryeqytet nuk ka problem me prishjet, përderisa gjendja ishte më problematike në Podujevë, Obiliq dhe Drenas.

Ekipet e KEDS kanë intervenuar ku prej 20 prishjeve kanë mbetur vetëm 4 pa u riparuar.

Në këto rrethana, KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i siguron të gjithë që po bën të pamundurën dhe të gjitha ekipet e mundshme janë në terren duke u përballur në vazhdimësi me kushtet atmosferike dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në sanimin e plotë të prishjeve. Në të njejtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për vigjilencë dhe për çdo rast të lajmërojnë KEDS-in./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-moti-i-keq-po-e-veshtireson-situaten-energjetik-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala