KEDS lë pa rrymë tre komplekse banesore në Pejë (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk është hera e parë që banorët e objekteve të Elsa grup, KEDS po i lë pa energji elektrike.

Punëtorët e saj shkëputën nga rrjeti 3 komplekset banesore në Fidanishte të Pejës.

Ani pse disa prej banorëve janë parapagues të rregullt, edhe ata mbeten pa energji elektrike.

Nuk është hera e parë që KEDS ndërpren rrymën në mënyrë kolektive për këta banorë, transmeton Klan Kosova.

Furnizimi me energji elektrike këtu u ndërpre edhe pse ndërtuesi i banesave thotë se ka investuar në trafo me qëllim përmirësimin e infrastrukturës energjetike.

Por në KEDS bënë me dije për Klan Kosovën se ndërtesat në fjalë, janë kyçur në rrjet pa aprovimin e kompanisë.

Viktor Buzhala nga kjo kompani ka bërë të ditur se pronari nuk i kishte përmbushur kërkesat e KEDS për kyçje pavarësisht dhënies së disa mundësive për ta bërë një gjë të tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keds-le-pa-rryme-tre-komplekse-banesore-ne-peje-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala