KEDS-i lë Dragashin pa energji elektrike

KEDS-i përmes një komunikate ka njoftuar se është djegur transformatori 2.5 MVA në nënstacionin 35/10 kV Dikanca, që ka lënë disa fshatra të Dragashit pa rrymë.
Transformatori është djegur për shkak të vjetërsisë, transmeton Koha.net.
Kjo ka pamundësuar furnizimin me energji për fshatrat e Dragashit: Radesha, Leshtani, Bask, Dikanca, Brodi dhe kompleksi Arxhena.
KEDS ka nisur menjëherë procedurat për ndërrimin e tij dhe parashihet që të ndërrohet deri sot pasdite, kur pritet t’u rikthehet energjia elektrike konsumatorëve në këto zona malore.