KEDS do t’i lë tri ditë pa rrymë shumë fshatra dhe lagje

KEDS sërish bënë të ditur se shumë fshatra dhe lagje nuk do të furnizohen të martën, mërkurën dhe enjten me energji elektrike.
Sipas tyre, prej orës 10:00 deri në orën 16:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Caraleva, Reqaku, Belinci, Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci dhe Petreshtica.
Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shkarkuesve të mbitensionit, bazave të siguresave si dhe pastrimit të trasesë së LP 10 kV.
Gjithashtu prej orës 10:00 deri në orën 14:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike në Pjeë do të mbesin: Katuni i ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjeja Qemanska Vitomiricë, Riki Petroll, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë së LP 10 kV .
E në Has prej orës 10:00 deri në orën 14:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë dhe revizionit të LP 10 kV .
Kurse në Dardan prej orës 10:00 deri në orën 15:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hogoshti, ETC, Ekonomia e Pyjeve, Kamenica – Sera, Moqari i Epërm, Bosce , Stralica, Kopërnica, Kolloleq, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Vriqevcë, Kranidell (Repetitori), Satllar, Bujanovc, Poliqkë, Marocë, Lajqiqi , Desivojca, Tërstena, Velegllava, Lisocka, Gjyrishevcë, Shahiq, Kostadincë, Dazhnicë, Bradillovcë, Feriqeva, Gmica,Tuxhevci, Sfirca, Zajqevci dhe Berivoca.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë së LP 10 kV .
E në Gjakovë prej orës 10:30 deri në orën 16:00 gjatë shkyçjes së kësaj dalje, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bardhaniq, Zhabel, Shqiponj dhe Krelan.
Shkyçja bëhet me qëllim të montimit të ndarësit dhe pastrimit të trasesë së LP 10 kV.