KE: Turqia, hapa prapa në lirinë e shprehjes dhe sigurinë

Autori:Gazeta Fjala

Komisioni Evropian ka akuzuar Turqinë se ka dështuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Raporti vjetor mbi perspektivën e anëtarësimit të Turqisë në BE thotë se, në dy vitet e fundit ka pasur hapa prapa për lirinë e shprehjes.

Në dokument konstatohen gjithashtu të meta në funksionimin e gjyqësorit dhe ligjeve të reja që bien ndesh me standardet e BE-së.

Publikimi i raportit bëhet në një kohë kur BE-së i duhet ndihma e Turqisë për të kontrolluar flukset e refugjatëve.

Gjithashtu, ai vjen pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan rifitoi shumicën e humbur në qershor.

Raporti u shty disa herë për shkak të negociatave delikate mbi krizën e refugjatëve që po zhvilloheshin me autoritetet turke, përfshirë këtu presidentin, pak para zgjedhjeve të 1 nëntorit.

I dërguari i BBC në Bruksel thotë se raporti i Komisionit përmban një sërë kritikash në adresë të Erdogan. Edhe pse emri i tij nuk përmendet, kritikat shkojnë në adresë të pushtetut të plotëfuqishëm të presidentit.

“Pas vitesh të tëra progresi në lirinë e shprehjes, në dy vitet e fundit në Turqi janë verifikuar hapa prapa”, thotë raporti i Komisionit Evropian.

Gjithashtu, vijon dokumenti, situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm dhe është jetike që të rifillojnë bisedimet e paqes me rebenët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit/TCH/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ke-turqia-hapa-prapa-ne-lirine-e-shprehjes-dhe-sigurine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala