KE i shqetësuar nga rritja e ksenofobisë në Gjermani

Autori:Gazeta Fjala

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claud Juncker e sheh me shqetësim të madh rritjen e ksenofobisë në momentin që politika e azilit në Gjermani po merr udhën e zgjidhjes.

Sipas medieve gjermane, që publikuan lajmin, sloganet e urrejtjes të dëgjuara shpesh gjatë demostratave po kthehen në dhunë ndaj njerëzve, ndaj duhen përgatitje serioze për përballimin e situatës.

Presidenti i Komisionit gjithashtu nuk harron të përmendë faktin se një numër i madh i gjermanëve kanë treguar zemër gjatë përballjes me fluksin e emigrantëve dhe kjo duhet vlerësuar shton ai.

Por duke iu referuar të dhënave të komisionit, ai u tregua i shqetësuar prej sulmeve ksenofobe të ndodhura kohët e fundit në Gjermani, ku cilësoi se sulmet në vendstrehimet e emigrantëve gati janë trefishuar në krahasim me rastet e raportuara gjatë 2014-s.

Jo më larg se javën e kaluar, përmend komisioneri, kryebashkiakja e Këlnit, Henriette Reker, e njohur për qëndrimin e saj pro emigrantëve, u bë viktimë e një sulmi me thikë, motivuar sipas tij nga ksenofobia.

Por Junker nuk është i vetmi zë për frenimin e dhunës. Të shtunën, Këshilli qendror i hebrenjve në vend, gjithashtu i ka kërkuar qeverisë gjermane të marrë veprime konkrete ndaj ekstremizmit të shfaqur nga krahu i djathtë politik.

“Ekstremizmi i krahut të djathtë duhet luftuar dhe duhet të jetë prioritet kyç si i politikës, ashtu edhe i forcave të rendit. Gjermania duhet të jetë në gjendje të mbrojë, si azilkërkuesit, ashtu edhe vullnetarët”, ”, i tha presidenti i keshillit, Josef Schuster, gazetes gjermane, “Mitteldeutsche Zeitung.”

Nga e shtuna, në Gjermani do të aplikohet paketa e re e politikave të azilit që përbëhet në përshpejtimin e procedurave të azilit dhe personave që u mohohet ai t’u bëhet i mundur dërgimi sa më i shpejtë në vendin e origjinës. Sipas të njëjtës reformë, emigrantëve që u lejohet qëndrimi në Gjermani, t’u jepet asistencë e mëtejshme për t’u integruar në shoqëri./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ke-i-shqetesuar-nga-rritja-e-ksenofobise-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala