KDI: Të inkurajohen sinjalizuesit e korrupsionit

Autori:Gazeta Fjala

KDI në bashkëpunim me pjesëtarët tjerë të shoqërisë civile ka organizuar një performancë në sheshin Nëna Terezë.

“Ecje dhe fishkëllimë” është performancë në mbështetje të sinjalizuesit të korrupsionit, Abdullah Thaçi, transmeton Gazeta Fjala.

Ismet Kryeziu nga KDI u bëjnë thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve tjera shtetërore që të jenë inkurajues e jo ndëshkues ndaj praktikave që kanë për qëllim denoncimin e korrupsionit për të mirën publike.

“Gjithashtu inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë t’i denoncojnë publikisht praktikat korruptive për të fuqizuar institucione me integritet:, tha Kryeziu.

Në gusht 2015 sinjalizuesi dhe ish arkëtari i bankës ProCredit z. Abdullah Thaçi është dënuar me pesë mijë euro gjobë për shkak se ka nxjerrë jashtë bankës informata që ngritin dyshime se drejtori i arsimit të Komunës së Prizrenit z. Nexhat Çoçaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme të holla nga buxheti i komunës së Prizrenit.

Pas publikimit të këtyre informatave, ndaj z. Çoçaj është ngritur aktakuzë.

Duke u nisur nga ky rast dhe raste tjera që kanë ndodhur gjatë vitit, organizatat e shoqërisë civile u kanë përkujtuar letrën e dërguar më parë institucioneve ku kërkohet amandamentimi i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorit në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe trajtim të rasteve aktuale sipas këtyre standardeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-te-inkurajohen-sinjalizuesit-e-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala