KDI prezanton nivelin e transparencës në komunat e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thirrur për sot një konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës në komunat e Kosovës, për periudhën gjashtëmujore janar – qershor 2015.

Vlerësimi i transparencës ndjek një metodologji të matjes së indikatorëve në mënyrë objektive përgjatë katër shtyllave themelore të qeverisjes lokale.

Ky indeks përbëhet nga 44 indikatorë dhe mat transparencën në zyrën e kryetarit/kryetares, Kuvendin e Komunës, financat e komunës dhe transparencën në konsultime me publikun, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-prezanton-nivelin-e-transparences-ne-komunat-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala