KDI: Kuvendi punoi pak këtë vit

Autori:Avdyl Pajaziti

Viti që po e lëmë pas ishte vit joefektiv sa i përket punës së Kuvendit të Kosovës, pasi vetëm 34 për qind e planit është realizuar, ka thënë Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas tij, pjesa e parë e vitit, veçanërisht tremujori i parë është shoqëruar me nivel të ulët të punës nga legjislativi i vendit – është miratuar vetëm projektligji për buxhetin.

Ndërsa, sesioni vjeshtor është karakterizuar me përplasjet mes pozitës dhe opozitës që e zhytën vendin në një krizë të thellë politike.

Sipas Krasniqit në vitin që po e lëmë pas janë miratuar 47 projektligje nga 138 të planifikuara – efikasiteti 34 për qind

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-kuvendi-punoi-pak-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala