KDI: Hasan Preteni po e fyen stafin tonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj një letre të drejtori të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Pretenit.

“Në kohën kur KDI bën përpjekje që përmes përvojave rajonale të akterëve institucionalë dhe të shoqërisë civile të ndërtojë rekomandime gjithpërfshirëse për thjeshtësimin e mekanizmave institucionalë dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), z. Hasan Preteni dërgon letër përmes së cilës fyen stafin e KDI-së dhe me gjuhë të urrejtjes vlerëson shoqërinë civile si agjent për shantazhim dhe shërbim të profiterëv”

Sipas KDI-së, kjo qasje është e papranueshme dhe denigruese, çfarë kjo organizatë denoncon duke u bazuar në parimet e integritetit për të krijuar një qeverisje sa më të pavarur dhe llogaridhënëse në emër të interesit publik.

“Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që z. Preteni fyen organizata të shoqërisë civile, kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të veprojë brenda kompetencave dhe të mbajë përgjegjës udhëheqësin e Agjencisë” thuhet në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës.

letra KDI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-hasan-preteni-po-e-fyen-stafin-tone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala