KDI dhe INDEP e quajnë të paligjshme zgjedhjen e dy gjyqtarëve të GJKK-së

Autori:Gazeta Fjala

Zgjedhja e dy gjyqtareve në Gjykatën Kushtetuese është e paligjshme dhe politikisht e pandershme.

Kështu, kanë vlerësuar dy organizata jo qeveritare KDI-ja dhe INDEP.

Sipas tyre, partitë në pushtet kanë zgjedhur që në bazë të marrëveshjes së tyre të koalicionit, të imponojnë ndarjen e pozitave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese sipas raportit 50-50, raporton TV Arta.

“Institucioni më i rëndësishëm i së drejtës në vend po politizohet me figura të afërta me partitë politike në pushtet. Nuk mund të ketë pavarësi në funksionimin e kësaj gjykate, nëse pavarësia është lënduar qysh me zgjedhjen e anëtarëve të saj. Vendimet e fundit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Gresa Cakaj-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu në këtë institucion është pikërisht në vazhdën e politizimit të institucioneve që ligjërisht janë të pavarura në përbërjen, funksionin e tyre dhe menaxhimin e buxhetit të tyre”, thuhet në një reagim të tyre.

Sipas tyre gjyqtarët duhet të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre dhe nuk mund të jenë as të afërt të partive politike dhe as ish kandidat të tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kdi-dhe-indep-e-quajne-te-paligjshme-zgjedhjen-e-dy-gjyqtareve-te-gjkk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala